Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj informacioneve se në Strugë është konfirmuar rasti i parë me Omicron.

Ata theksojnë se tre pacientë nga Struga, Velesi dhe Prilepi kanë treguar indikacione për variantin Omicron, por që të njëjtëve nuk u është kryer sekuencimi i virusit SarsCoV2.

Kjo nënkupton se ende nuk është kryer analiza e cila vërteton se të njëjtit janë të infektuar me variantin Omicron.

“Deri tani në testet PCR të tre pacientëve pozitivë në Kovid-19, është detektuar S-gene dropout, por nuk është realizuar sekuencim, gjegjësisht nuk ka konfirmim se janë të infektuar me omikron. Testet u janë bërë në spital privat kurse bëhet fjalë për pacientë nga Prilepi, Velesi dhe Struga”, qëndron në njoftimin e MSh-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata shtojnë se pacientëve u është kryer anketë epidemiologjike dhe janë vendosur në izolim ata dhe personat me të cilët kanë qenë në kontakt.

“Ministria e Shëndetësisë apelon që të përmbahemi nga dhënia e deklaratave paushalle dhe informacioneve të paverifikuara të cilat i fusin qytetarët në huti dhe shpërndajnë panik”, thuhet në reagimin e MS-së./Telegrafi/

 

The post MSH: Nuk është konfirmuar se në Strugë ka Omicron appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";