Në Klinikat infektive në të gjithë vendin po trajtohen 537 pacientë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të kaluara në Covid-Qendrat në të gjithë vendin po trajtohen 537 pacientë të infektuar dhe të dyshuar për Covid-19.

“53 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Reparti infektiv në Tetovë ka 23 pacientë, në Veles trajtohen 23 pacientë, ndërsa në Kumanovë 83 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID 19.

Në qendrën kovide në Ohër ka 60 pacientë, në Prilep 72 në qendrën kovide në Gostivar 26 dhe në Struga 24. 58 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 17 në Koçan, 11 në Kërçovë, 27 në Kavadar, 12 në Gjevgjeli dhe 12 në Dibër”, thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithashtu nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se ka shtretër të lirë në Covid-Qendrat./Telegrafi/

Advertisement

Në Klinikat infektive në të gjithë vendin po trajtohen 537 pacientë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy