Në Maqedoni ka mbi 6.300 raste aktive me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni, që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 199.766, prej të cilëve 186.322 janë shëruar, ndërsa 7.051 kanë ndërruar jetë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive është 6.393, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ditën e djeshme nga 2.595 testime, pozitiv rezultuan 227 raste me COVID-19, prej të cilëve më shumë në kryeqytet.

Gjatë ditës së djeshme ndërruan jetë 15 persona, ndërsa nga sistemi “Termini im” është paraqitur edhe një pacient i vdekur.

Advertisement

Deri tani në Maqedoni janë bërë 1.364.488 testime për COVID-19./Telegrafi/

Në Maqedoni ka mbi 6.300 raste aktive me COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy