Në Maqedoninë e Veriut do të arrijnë 2.500 trupa britanike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga nesër deri në fund të majit Maqedonia e Veriut do të presë anëtarët e shtatë ushtrive aleate të NATO-s në kuadër të stërvitjes “Swift response 22”.

Siç njofton Ministria Britanike e Mbrojtjes, 2.500 trupa britanike do të marrin pjesë me 16 ekipe luftarake ajrore dhe një ekip luftarak të Brigadës Ajrore.

Ministri i Mbrojtjes Ben Wallace thotë se përveç Maqedonisë, Londra po dërgon trupa në stërvitjet ushtarake në Poloni, Letoni dhe Finlandë, që është dislokimi më i madh i ushtrisë britanike jashtë vendit që nga Lufta e Ftohtë.

Udhëheqësit e ushtrisë thanë se shkalla e dislokimit do të pengonte “agresionin” në një shkallë të paparë më parë në Evropë.

Advertisement

“Mbretëria e Bashkuar jep një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e Evropës dhe parandalimin e agresionit rus. Seria e ushtrimeve të Ushtrisë Britanike është thelbësore për të dyja. Ne vazhdojmë të dislokojmë në të gjithë Evropën, nga Balltiku në Egje”, Gjenerallejtënant Ralph Woodis.

Nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut informojnë se janë duke u zhvilluar aktivitetet përgatitore dhe shumica do të zhvillohen në Krivollak dhe Stenkovec afër Shkupit./Telegrafi/

Në Maqedoninë e Veriut do të arrijnë 2.500 trupa britanike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy