Në prag të ushtrimit “Përgjigje e shpejtë 23”, në Kavadar prezantohen pajisjet ushtarake

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministra e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadorja e SHBA-ve, në R. e Maqedonisë së Veriut, Angella Ageller, sot së bashku me qytetarët morën pjesë në ditën e hapur në Kavadar, që organizohet në suaza të ushtrimeve “Përgjigje e shpejtë 23”. Petrovska porositi se është kënaqësi që të jetë mes qytetarëve të Kavadarit në këtë ditë të hapur dhe falënderoi ambasadoren Ageller për mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës për zhvillimin e Armatës.

“Qëllimi i këtij ushtrimi është që të tregohet bashkësia, bashkëpunimi me aleatët dhe përgatitja e armatave që marrin pjesë, për bashkëpunimin e ndërsjellë megjithatë edhe për tejkalimin e sfidave që mund të paraqiten në të ardhmen. Është kënaqësi që të jemi nikoqir i më shumë aleatëve të NATO-së dhe një vendi partner – Kosova, me të cilat me të vërtetë e kemi ushtruar këtë aktivitet të përbashkët dhe e tregojmë fuqinë e aleatëve”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Në prag të ushtrimit “Përgjigje e shpejtë 23”, në Kavadar prezantohen pajisjet ushtarake shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy