Në vendkalimin kufitar Tabanovcë, rreth një orë pritje për hyrje në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, për të hyrë në vend në pikën kufitare Tabanovcë duhet pritur rreth një orë, ndërsa në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi duhet rreth 30 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton AMSM.

Intensiteti i trafikut në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është rritur.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata.

Advertisement

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Në vendkalimin kufitar Tabanovcë, rreth një orë pritje për hyrje në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy