Nefi Useini nuk është më këshilltar në Komunën e Ohrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dymbëdhjetë këshilltarët e Komunës së Ohrit kanë votuar “për” pranimin e dorëheqjes së këshilltarit Nefi Useini.

Në seancën e radhës, këshilli komunal do të votojë për verifikimin e mandatit të këshilltarit, që vjen në vend të Useinit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka qenë këshilltar i BDI-së në Komunën e Ohrit prej vitit 2017, ndërsa për dorëheqjen e tij nuk pati diskutim.

Useini njihet në opinion edhe për ndërtimet pa leje në rrugën e vjetër Ohër-Strugë. Ai në prill të vitit të kaluar me kërcënime e ndaloi inspektoratin të kryejë hetime në ndërtimet e tij pa leje.

Advertisement

Për Useinin ka lëndë edhe në Prokurorinë e Ohrit, ndërsa edhe pas dy viteve nuk ka aktakuzë./Telegrafi/

Nefi Useini nuk është më këshilltar në Komunën e Ohrit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy