Komisioni i Ekspertëve të shëndetësisë në Greqi këtë të enjte kanë vendosur heqjen e çertifikatës së vaksinimit anti Covid për hyrjen e qytetarëve në vend duke filluar nga 1 maji.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë përdorimi i çertifikatës së vaksinimit anti-Covid do të hiqet nga 1 Maji deri në muajin gusht.

Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se përdorimi i maskave në ambientet e mbyllura është një masë që do të vijojë që të ngelet në fuqi gjatë muajit maj, mbase mund të këtë ndryshim në muajt në vijim.

“Nuk e dimë kur do të hiqet maska, ajo do të mbahet në ambientet e mbyllura, sepse maska ​​është një masë e butë. Ajo që po themi është që të paktën për muajin maj të ketë maskë dhe prej andej e më tej, në bazë të imazhit shëndetësor të vendit, do të vendoset se çfarë do të ndodhë nga qershori”, theksoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Nga 1 maji hiqet çertifikata e vaksinimit për hyrjen në Greqi appeared first on Telegrafi.