Nikollov: Shteti duhet ta mbrojë procesin arsimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komisioni të Shëndetësisë pranë OBRM-PDUKM-së, Igor Nikollov thotë se ashtu siç e ruan e ëma fëmijët e vet nga sulmet e jashtme, ashtu edhe shteti duhet të përpiqet ta mbrojë procesin arsimor, posaçërisht te më të rinjtë.

Ai rikujtoi se vitin e kaluar kemi parë se çfarë do të thotë të mos ketë proces arsumor, përkatësisht të jetë online ndërsa pasojat nga kjo i ka çdo familje.

“Mbrojtja e procesin arsimor duhet të jetë primare, posaçërisht për QEverinë, por jemi në gjendje të pikut në valë të katërt dhe duhet të ndërmerren masa specifike dhe konkrete nëse procesi arsimor fillon me prani fizile”, tha Nikollov.

Ai thotë se çdo qytet e ka ndryshe gjendjen me coronavirusin dhe se çdo shkollë duhet të vendosë bashkërish me prindërit nëse duhet të ketë mësim me prani fizile, të jetë i kombinuar ose online deri sa të stabilizohet gjendja./Telegrafi/

Advertisement

Nikollov: Shteti duhet ta mbrojë procesin arsimor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy