Nikollovski: Anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse duhet të kenë minimum përvojë pesëvjeçare në veprimtari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Pas 30 viteve ulja e anëtarëve të bordeve mbikëqyrëse dhe drejtuese jo vetëm që i ul shpenzimet joproduktive, por ne si Qeveri kemi për qëllim që t’i profesionalizojmë këto punësime”, tha në lajmet e televizionit Kanal 5 zëvendëskryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit, Lupço Nikollovski.

Me uljen e numrit të anëtarëve të bordeve mbikëqyrëse nga pesë në tre dhe i bordeve drejtuese nga 15 në shtatë, sipas tij, do të mundësohet mjetet e ndara për honorarët e tyre të transferohen në shpenzime më produktive, si kopshte dhe shkolla.

“Nga ana tjetër ligji saktë parasheh profesionalizim të këtyre bordeve, për shembull ligji parasheh anëtarët e bordeve të kenë minimum pesë vite përvojë pune në veprimtari ose sferën për të cilën janë zgjedhur për institucionin publik, për shembull tre vite përvojë në punët juridike, financiare. Dërgojmë porosi persona cilësorë dhe profesionistë të jenë pjesë e ndërmarrjeve publike ose institucioneve dhe të kujdesen për produktivitetin”, tha Nikollovski.

Ai potencoi se bëhet fjalë për ndërmarrje publike, SHA në pronësi shtetërore, si dhe institucionet nacionale, vullnetin politik Qeveria e dëshmoi dhe kjo është si një nga masat për luftimin e korrupsionit, ndërsa shpresoj se së shpejti do të kalojë edhe në procedurë kuvendore.

Advertisement

Nikollovski: Anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse duhet të kenë minimum përvojë pesëvjeçare në veprimtari shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy