Nikollovski: Përmes programit për zhvillim rural nënshkruhen 130 marrëveshje për furnizimin më të lartë deri më tani të gjedheve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këtë vit e kemi furnizimin më të madh të gjedhëve me origjinë të lartë, me potencial të lartë gjenetik, përmes Programit për Zhvillim Rural, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski gjatë vizitës së sotme në fermën “Boni Farm” në fshatin Cërkvinë të Velesit, duke theksuar se masa 121, e cila u publikua në qershor të vitit të kaluar, zgjoi interes rekord te fermerët.

Siç kumtojnë nga Ministria, Nikollovski informoi se në thirrje kanë aplikuar 104 kërkues, prej të cilëve 103 do të mbështeten me shumë të përgjithshme prej mbi 253 milionë denarë, ndërsa me këto mjete, blegtorët do të mund t’i furnizojnë gjithsej 3.842 kokë gjedhesh me pedigre të lartë prej të cilëve 2.727 mëshqerra, 1.056 dele dhe 50 dhi.

Ai potencoi se interesimi i madh tek blegtorët që të aplikojnë për masën i referohet vetëm angazhimit të Ministrisë dhe Agjencisë që të punojnë dhe të sjellin vendime të përbashkëta me fermerët.

Ndryshimi i masës u mundësoi fermerëve që fillimisht të nënshkruajnë kontratë për bashkëfinancimin e furnizimit, e më pas të blejnë bagëti, ndryshe nga vitet e kaluara kur blejnë fillimisht nga fondet e tyre gjedhe, dhe vetëm më pas kanë nënshkruar marrëveshje me një përqindje të bashkëfinancimit në vlerë 50-75 për qind.

Advertisement

Nikollovski theksoi se ndryshimi i masës i dha menjëherë rezultatet e pritura.

Kështu, sipas Programit të ri për pagesa direkte, prodhuesit e qumështit të lopës që prodhonin qumësht me ekstra klasë morën mbështetje prej 3,5 denarë për litër, tash e tutje do të marrin 4,5 denarë për litër. Mbështetja për qumështin e deleve dhe dhisë është rritur nga 4,5 denarë/litër në 5,5 denarë/litër.

Ministri Nikolovski theksoi se është veçanërisht e rëndësishme që fermerët të kenë foragjere të mjaftueshme dhe se për këtë me masat nga Fondi intervenues mundësohet blerja e subvencionuar e plehrave për prodhim jo vetëm të grurit dhe elbit, por edhe të misrit dhe lulediellit.

Nikollovski: Përmes programit për zhvillim rural nënshkruhen 130 marrëveshje për furnizimin më të lartë deri më tani të gjedheve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy