Nuk funksionojnë këshillat banesore në Dibër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse para disa viteve institucionet kompetente në vend dhanë mundësinë që në banesat kolektive të themelohen këshillat banesor në Dibër, në pjesën më të madhe as nga së afërmi nuk është realizuar një aktivitet i këtillë. Ata që jetojnë në banesa kolektive sidomos të ndërtuara në kohën e ish Jugosllavisë, vazhdojnë të ballafaqohen me problemet e përditshme si në mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta, ashtu edhe në qetësin e tyre.

Situata është diçka më ndryshe në ndërtesat që janë ndërtuar nga investitorët privat në kohën e pluralizmit. Në lagjen “Venec1”, deri në fillim të viteve të 90-ta sistemi i atëhershëm ndërtoi shumë banesa kolektive. Atë kohë u ndërtuan edhe disa banesa të tjera kolektive në qendër të qytetit. Duke marrë parasysh mënyrën e ndarjes të banesave, e që jepeshin nga ndërmarrjet, shpeshherë ndodhte që në një banesë të jetojnë familje me standarde të larta por edhe familje me probleme ekstreme sociale.

Sot kjo mënyrë e ndarjes ka shkaktuar telashe të mëdha në mirëmbajtjen të banesave. Për këtë shkak sot nga 15 banesa kolektive të ndërtuara në kohën e ish Jugosllavisë në Dibër, vetëm dy apo tre nuk kanë probleme, por pjesa tjetër problemet i ka për çdo ditë. Për shkak të mos pagesës të një pjese të banorëve në disa ndërtesa me banim kolektiv, nuk ka ndriçim në hapësirat e përbashkëta, siç janë bodrumet dhe shkallët.

“Disa paguajnë e disa jo, prandaj edhe paraqitet problemi i ndërprerjes së rrymës elektrike”, thotë një banor 45 vjeçar që jeton në banesë në lagjen “Venec 1”. Të dhënat thonë se shpeshherë ndodhin edhe probleme me zjarret të cilët paraqiten në bodrumet ku deponohen shumë dru për ngrohje gjatë sezonit dimëror. Të rrallë janë banesat ku funksionon këshilli banesor thekson N.T. Ky problem shkakton edhe tensione mes banorëve. Ka banesa në qendër të qytetit ku disa nga banorët kanë marrë të drejtën të mbajnë edhe kotecë me pula.

Advertisement

Në afërsi mbajnë edhe qenë, por deri tani askush nuk ka ndërmarr aktivitete të parandalojë këta banorë nga institucionet përkatëse. Oborret të ndërtesave kolektive janë në një situatë kaotike. Dominojnë mbeturinat e hedhura nga dritaret, dhe kjo situatë sjell një ngarkesë psikike për shumë banorë. Ndodh që një banor të prish jetën e gjithë banorëve të banesës kolektive. Ka banor të cilët paraqesin këta probleme tek organet policore dhe inspektorët por që situata deri tani kurrë nuk ka ndryshuar. Situata është pak më ndryshe në ndërtesat kolektive me investitor privat të ndërtuara pas viteve të 90-ta. Atje investitorët kanë siguruar mënyrat e mirëmbajtjes së higjienës dhe mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta. Edhe pse në Dibër tani funksionon një kompani e cila ju ofron mundësi për mirëmbajtjen e banesave kolektive, shërbime nga kjo kompani kanë kërkuar vetëm investitor të tre banesave. Kur jemi tek jeta në ndërtesat kolektive të theksojmë se në ndërtesat e ndërtuara para viteve të 90-ta, janë tërësisht të dëmtuara edhe pajisjet për mbrojtjen nga zjarret. (koha.mk)

 

Nuk funksionojnë këshillat banesore në Dibër shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy