Nuredini për zjarrin në Tetovë: Gjithçka ndodhi për 3-5 minuta, hetimi do të vërtetojë për arsyet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koordinatori i Kovid Qendrës Tetovë, Gëzim Nuredini tha se zjarri ka zgjatur tre minuta.

“Pacientët janë shpëtuar edhe vet, me thyerje të dritareve, por për fat të kanë shpëtuar vetëm 12 persona dhe 14 të tjerë kanë humbur jetën”, tha Nuredini.

Ai thotë se kur ka ardhur për disa minuta, gjithçka kishte përfunduar.

“Ne nuk jemi ekspertë, kërkuam prokurorin publik. Mua më vjen habi që edhe po të jetë dru i thatë nuk do të digjet aq shpejt. Nuk dëshirojmë ta politizojmë rastin, hetimin do të vërtetojë se si ndodhi dhe pse u dogj aq shpejt”, tha Nuredini.

Advertisement

Ai tha se viktimat janë dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore ku është vërtetuar djegie deri në nivelin më të lartë, ndërsa të lënduarit tjerë janë dërguar në Klinikën Interne në Spitalin e Tetovës.

 

The post Nuredini për zjarrin në Tetovë: Gjithçka ndodhi për 3-5 minuta, hetimi do të vërtetojë për arsyet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy