OBRM-PDUKM: 6.200 kompani u shuan në vitin 2020, mbi gjysmë milionë qytetarë jetojnë në varfëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “kur Zaev dhe LSDM premtojnë vit ekonomik, kjo është garanci se do të rritet varfëria, ndërsa Qeveria do të pasurohet”.

“LSDM dhe Zaev janë arsyeja për katastrofën ekonomike me të cilën ballafaqohet shteti. Arritën që borxhin shtetëror ta rrisin mbi 1 miliardë euro për një vit dhe të arrijë mbi për qind e BPV-së. Nuk bënë asnjë investim kapital ndërsa ekonominë e çuan pranë kolapsit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti thonë se 54 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë dhe po aq ka punëtorët të cilët nuk marrin paga vazhdimisht për shkak të politikave të gabuara ekonomike gjatë krizës.

“Madje 6.200 kompani u shuan gjatë vitit 2020, ndërsa 500 mijë qytetarë jetojnë në varfëri me vetëm dy euro në ditë. Në të njëjtën kohë bizneset e qeveritarëve po lulëzojnë, kryeministri han me luga prej ari, ndërsa ministrja Carovska mban shall prej 370 eurove, aq sa janë të hyrat e pjesës më të madhe të familjeve në Maqedoni”, thonë nga kjo parti.

Advertisement

Sipas tyre, Maqedonia për shkak të paaftësisë, krimit dhe korrupsionit të Zaevit është vendit më i varfër dhe më i korruptuar në Evropë nga ku ikin investitorët e huaj.

“Masat që LSDM i paralajmëron janë vetëm për të shoshitur opinionit, po tashmë edhe kjo nuk kalon. Vetëm 50% e mjeteve të deritashme kundër krizës janë realizuar, dhe e pamë se çfarë dështimi ndodhi me fundjavën pa TVSH”, tha Zaev./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: 6.200 kompani u shuan në vitin 2020, mbi gjysmë milionë qytetarë jetojnë në varfëri shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy