OBRM-PDUKM: Filipçe po e fundos LSDM-në, Kaja Shukova është viktima e radhës në zgjedhjet lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia në pushtet OBRM-PDUKM ka komentuar emrat me të cilët opozitarja LSDM do të garojë në zgjedhjet lokale.

Valentin Manasievski nga OBRM-PDUKM tha se me këto kandidatë që ka prezantuar LSDM-ja, humbjen do ta kenë të sigurtë.

“LSDM nën udhëheqjen e Venko Filipçes ka treguar vetëm një gjë, se gjithmonë mund të shkojë më poshtë dhe se fundi është gjithnjë e më i thellë. Filipçe është si rëra e gjallë, ai vetëm po e fundos partinë. Kjo u pa në këtë periudhën e fundit në të cilën askush nuk i pranoi që të ishte kandidat për asnjë komunë, veçanërisht për Shkupin ku askush nuk donte të hynte në garë. Kështu që pas një sërë emrash që ai padyshim po i nxirrte nga koka, ai duhej të dilte me Kaja Shukovën ose ajo të ishte viktima”, tha Manasievski.

Për garën në Qytetin e Shkupit, Manasievski tha se Shukova ka pasur vulën e Zaevit që nga fillimi i këtij pozicioni të mëparshëm.

Advertisement

“Shukova e cila, gjatë mandatit të saj ministror që nga shkurti i vitit 2023, vetëm u shfaq në publik dhe përsëriti se duhet shumë kohë për të zgjidhur çdo problem mjedisor”, potencoi ai.

Kujtojmë se OBRM-PDUKM ka kandiduar Orce Gjorgjievskin për kryetar të qytetit të Shkupit.

The post OBRM-PDUKM: Filipçe po e fundos LSDM-në, Kaja Shukova është viktima e radhës në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy