OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Kovaçevskit, Mariçiqit dhe Osmanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM këmbëngul në dorëheqjet e kryeministrit, zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, dhe ministrit të jashtëm. Opozita vlerëson se vetoja bullgare është pasojë e diplomacisë së dobët që ka Shkupi gjë që sipas opozitës ka rrënuar pozicionet shtatore për afat të gjatë kohor.

“Për momentin ajo që kërkojmë është dorëheqje dhe përgjegjësi nga Osmani, Mariçiq dhe Kovaçevski. E shohim se si përfundojnë nismat për interpelancë, ju përkujtoj në nismën kundër kreut të Kuvendit. Sigurisht që për një vendim të tillë do të duhet të mblidhen organet e partisë dhe të vendosin si tutje”, tha Dragan Kovaçki, deputet i OBRM-PDUKM-së.

Ndërsa Mariçiq gishtin e drejton diku tjetër. Duke mos folur konkretisht por duke aluduar në opozitën maqedonase, Mariçiq thotë se veprimet e opozitës po rrënojnë strategjinë shtetërore për tejkalimin e bllokadës.

“Mendoj që përgjegjësia edhe më e madhe është tek personat e caktuar dhe strukturat e caktuara të cilët tentojnë që të rrënojnë strategjinë shtetërore duke përhapur lajme apo informacione deri tek partitë politike apo mediat të cilat janë informacione të konfirmuara dhe kanë për qëllim krijimin e atmosferës së keqe”, u shpreh Bojan Mariçiq – zv.kryeministër për Çështje Evropiane.

Advertisement

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Kovaçevskit, Mariçiqit dhe Osmanit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy