OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI nuk duan të diskutojnë për ndërtimin e spitaleve modulare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM kërkon që Kuvendi të formojë një komision hetimor për të përcaktuar faktet dhe përgjegjësinë politike për zjarrin në spitalin modular të Tetovës.

Nga atje thonë se qeveria ka frikë nga e vërteta.

“LSDM – BDI votoi kundër propozimit për të folur hapur për mangësitë në instalimin dhe mënyrën e ndërtimit të spitaleve. Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së u inkurajua të kërkojë debat kryesisht për shkak të paqartësive të shumta që lidhen me mënyrën e ndërtimit, mungesën e lejes së përdorimit dhe mosveprimet serioze në ndërtimin e spitaleve modulare”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se Zaev, Filipçe dhe Hasani janë fajtorët kryesorë për bllokimin e hetimeve lidhur me këtë rast./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI nuk duan të diskutojnë për ndërtimin e spitaleve modulare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy