OBRM-PDUKM: Pushteti planifikon të refuzoj nismën për referendum

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM akuzoi pushtetin se po përgatit plan për të refuzuar nismën për referendum që shfuqizon marrëveshjen për fqinjësi të mirë të nënshkruar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në vitin 2017. Sipas opozitës si pasoj e frikës nga përgjigja e qytetarëve në atë referendum, pushteti do të bëj përpjekje që referendumi të mos mbahet fare.

“Ata janë të vetëdijshëm se mbi 60% e maqedonasve e mbështesin referendumin dhe do të dilnin në të, andaj po përgatisin një skenar që ai të mos ndodhë fare. Në një skenar të tillë, rolin kryesor duhet ta luaj Talat Xhaferi, i cili do të zbatojë vetëm atë që ka dhënë Kovaçevski.

Qeveria e di që shumica dërrmuese e qytetarëve që do të dalin në referendum do të votojnë për shfuqizimin e marrëveshjes me Bullgarinë dhe prandaj po shmang”, deklaroi Mile Kefkov nga OBRM-PDUKM.

Nga LSDM u përgjigjën se referendumi i opozitës është kundër integrimit evropian dhe se sipas tyre, kreu i saj Hristijan Mickoski me çdo kusht vepron në dëm të interesave shtetërore.

Advertisement

OBRM-PDUKM: Pushteti planifikon të refuzoj nismën për referendum shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy