Osmani dhe Zakharieva shkëmbejnë propozimet për Planin Aksionar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç kemi njoftuar, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani këtë javë ka komunikuar me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, ku u dakorduan që ditëve në vijim të shkëmbejnë propozimet nga të dyja anët për Planin Aksionar.

“Gjatë komunikimit të rregullt mes dy anëve ka shkëmbim të vazhdueshëm të mendimeve dhe ideve; dy anët shpesh ndajnë propozime të tyre dhe pikëpamje në të cilat i apostrofojnë dhe sqarojnë pozicionet e tyre. I fundit nga seria është Plani Aksionar për zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja për miqësi nga 2017-ta, që është propozim nga ana jonë, e për të cilën presim këto ditë të marrim përgjigje dhe/ose propozim vërejtje dhe propozim nga ana e Republikës së Bullgarisë”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Nga atje theksojnë se qëllimi është të gjejmë mënyrë për të forcuar zbatimin dhe efikasitetin e Marrëveshjes për miqësi nga viti 2017, me çka do të kthehet besimi dhe në vet Marrëveshjen dhe në procesin e dialogut në mes dy vendeve për anashkalimin e dallimeve, ashtu siç ju ngjanë dy vendeve mike e fqinje në Evropë.

“Në këtë drejtim, duam që edhe një herë të potencojmë se roli i përfaqësuesit special Buçkovski është që rregullisht të udhëtojë për në Bullgari me qëllim përcjelljen e Planit Aksionar dhe inkurajimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet. Në këtë drejtim është e pritshme në periudhën në vazhdim të realizojë udhëtime të shpeshta në relacionin Shkup- Sofje”, thuhet në kumtesë./Telegrafi/

Advertisement

Osmani dhe Zakharieva shkëmbejnë propozimet për Planin Aksionar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy