Pacienti nga Kërçova i dyshuar për linë e majmunit, rezulton negativ

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Testi i personit nga Kërçova i cili sot është testuar për linë e majmunit është negativ”, tha zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedoviç.

“Pacienti është negativ, nuk ka nevojë për izolim të mëtejshëm, e vetmja gjë që mbetet është të trajtohet për sëmundjen themelore, por si do të trajtohet dhe kur do të hiqet izolimi do të vendoset nga Qendra për Shëndet Publik nga Manastir, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen shëndetësore”, tha Mehmedoviç.

Ky ishte pacienti i parë që dyshohej se kishte linë e majmunit, por që refuzonte të testohej.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski, në konferencën e fundit për media lidhur me këtë rast theksoi se nuk ka mundësi ligjore që të detyrohet personi që të testohet, sepse kjo nuk është sëmundje që pasohet me izolim të detyrueshëm, por është vetëm një rekomandim.

Advertisement

Por, siç tha ai, ekziston mundësia për të kërkuar mbikëqyrje shëndetësore.

Pacienti nga Kërçova i dyshuar për linë e majmunit, rezulton negativ shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy