Pacienti nga Kërçova i dyshuar se ka lije të majmunit pranoi të testohet, rezultati publikohet sonte

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Personi nga Kërçova sot është testuar për linë e majmunit dhe aktualisht ndodhet në izolim, ka konfirmuar për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedoviç.

“Pacienti nga Kërçova është kontaktuar sot dhe më pas është testuar nga Qendra e Shëndetit Publik në Manastir. Aktualisht është në izolim dhe rezultatet e testit i presim deri në orën 20:00”, ka shtuar Mehmedoviç.

Ky ishte pacienti i parë që dyshohej se kishte li të majmunit, por që refuzonte të testohej.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski, në konferencën e fundit për media lidhur me këtë rast theksoi se nuk ka mundësi ligjore që të detyrohet personi që të testohet, sepse kjo nuk është sëmundje që pasohet me izolim të detyrueshëm, por është vetëm një rekomandim.

Advertisement

Por, siç tha ai, ekziston mundësia për të kërkuar mbikëqyrje shëndetësore.

Pacienti nga Kërçova i dyshuar se ka lije të majmunit pranoi të testohet, rezultati publikohet sonte shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy