Panovski: Virusi ka hyrë në dhjetëra shtëpi, është vonë për masa shtesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pse nuk kemi mësuar nga gabimet dhe sërish jemi sjellë në një situatë jo të favorshme, pyet mikrobiologu Nikolla Panovski.

Numri i të infektuarve në Maqedoni në dy ditët e fundit është rritur ndjeshëm dhe sipas tij tani është tepër vonë për të vendosur masa të reja kufizuese.

“Dihej që kjo do të ndodhte. Unë dhe disa epidemiologë paralajmëruam. Varianti i ri omicron, kufij të hapur dhe tubime masive e festime para dhe për Vitin e Ri, dihet se çfarë do të ndodhë. Duhet të pyesni ata që pas fatkeqësisë me variantin delta, kur i lanë njerëzit të hyjnë me variantin delta nga jashtë pa testuar dhe e përhapën pas dasmave këtë verë, pse e përsëritën. Pse i përsërisin me këmbëngulje gabimet?”, ka thënë Panovski për “Fokus”.

 

Advertisement

Panovski thotë se edhe po të vendosin masa shtrënguese shtesë nga organet kompetente, do të jetë e kot.

Tashmë është tepër vonë për masa konkrete. Virusi hyri lehtësisht në Maqedoni nga jashtë dhe tani nga festimet tashmë ka hyrë në dhjetëra mijëra shtëpi dhe kompani. Certifikatat janë ngacmim i njerëzve, nuk kanë asnjë justifikim epidemiologjik, sidomos me llojin omicron. Njerëzit e vaksinuar gjithashtu infektohen dhe transmetojnë virusin./Telegrafi/

Panovski: Virusi ka hyrë në dhjetëra shtëpi, është vonë për masa shtesë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy