Paraqiten prova nga Prokuroria e Maqedonisë për rastin “Softuerët”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me paraqitjen e provave nga ana e Prokurorisë në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot vazhdoi gjykimi për rastin “Softuerët” në të cilin i akuzuari i parë është ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski.

Në debatin e sotëm Prokuroria paraqiti disa prova mes të cilave u gjetën procesverbale për bastisje të një shtëpie dhe hapësirave të tjera, si dhe vërtetim për sendet e gjetura dhe të sekuestruara përkohësisht gjatë bastisjeve në një shtëpi, si dhe të personit juridik “Invoka”.

Në mesin e provave, prokurorja Ivana Trajçeva sot prezantoi edhe disa komunikime në Viber mes të akuzuarve, të cilët ndodhen në. listën e dëshmive të Prokurorisë dhe me të cilët, siç tha, dëshmohet se procedura e furnizimit të softuerit është e paligjshme.

Sipas të akuzuarit të parë Dragi Rashkovski, kjo paraqet vetëm “një rrëfim të shkruar në uord”.

Advertisement

“Në ekran shohim një dokument në uord me një tekst dhe askund nuk ka Viber aplikacion apo megjithatë mesazhe të dërguara përmes këtij aplikacioni. Mënyra e prezantimit nuk përshtatet me atë që e shohim, ky dokument mundet shumë lehtë të ndryshohet, të gjithë mundemi çfarë duam të plotësojmë apo fshijmë nga përmbajtja”, tha ai.

Lidhur me mënyrën e prezantimit, prokurorja theksoi se është e tillë sepse në pajisje nga e cila janë mbledhur provat ka komunikime të cilat nuk kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

I akuzuari i parë, thuhet në Aktakuzë, nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizim publik për Sistem për identifikim biometrik, furnizim publik të Softuerit për përcaktim të shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptim të dënimeve, furnizim të mallrave – kamera ANPR për njohje të targave të automjeteve dhe furnizim publik të gjërave – kabina metali për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistem për njohje automatike të targave.

Rastin e udhëheq gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihaillovska, ndërsa në rolin e përfaqësuesit të aktakuzës sot është prokurorja Ivana Trajçeva.

Advertisement

Paraqiten prova nga Prokuroria e Maqedonisë për rastin “Softuerët” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy