Pas ndihmës së madhe të qytetarëve/ Ruzhdi Bilbili flet pas operacionit të vështirë në Turqi të të birit Adrijan Bilbili

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Muzikanti i njohur, Ruzhdi Bilbili flet pas operacionit të djalit të tij nê Turqi, ku sipas tij operacioni nuk rezultoi me sukses pas ndërhyrjes në mëlçi, por se pêrpjekuet do të vazhdojnë drejt shërimit të Adrijanit,tregon Ruzhdi Bilbili, informon Struga Ekspres.

Ruzhdi Bilbili falenderon të gjithë personat që ndihmuan djalin e tij në të gjitha menyrat e mundshme duke u shprehur se tani i ka shpresat tek Zoti dhe për një shêrim të shpejt,ku përpjekjet nuk do të mungojnë për ta dërguar të birin nëpër vende tjera evropiane.

Struga Ekspres, vazhdimisht ka bërë apel për të ndihmuar në shêrimin e Adrijan Bilbilit.

“Te nderuar miq e dashamires! Ju falenderoj nga zemra une dhe familja ime per te gjithe perpjekjet e kontributin tuaj shpirteror e financiar qe dhate per sherimin e djalit tim Adrijan Bilbili (Adi). Djali im Adrijani, ju nenshtrua nje nderhyrje ne melci ne nje nga spitalet e Turqise. Fatkeqesisht kjo nderhyrje nuk rezultoi me sukses. Per shkak te nderhyrjeve dhe intervenimeve te shumta imuniteti i djalit ka rene dhe do i duhet pak pushim derisa ta marre pak veten. Djali im Adrijani do vazhdoje me ekzaminime, konsulta te tjera ne vendet e Europes e kudo neper bote dhe me ndihmen e Zotit shpresojme ta gjejme zgjidhjen sa me shpejt. Mbetemi me shprese tek Zoti dhe te miresia e lutjet tuaja te dashur miq e dashamires per djalin tim. Ju falenderojme edhe nje here pa mase per gjithcka qe keni bere deri tani per te. Pacit mbaresi e begati ne familjet tuaja.
Me respekt e mirenjohje
Rruzhdi Bilbili.”, pêrfundon Ruzhdi Bilbili.
(Struga Ekspres)

Advertisement

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10218177856490112&id=1000039771

Pas ndihmës së madhe të qytetarëve/ Ruzhdi Bilbili flet pas operacionit të vështirë në Turqi të të birit Adrijan Bilbili shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy