Pendarovski: Anulimi i marrëveshjes me Bullgarinë do ta ndërpresë integrimin tonë në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski sot deklaroi se nëse anulohet marrëveshja me Bullgarinë, do të ndërpritet procesi i eurointegrimeve për Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se nuk mbështet referendum i cili parasheh anulim të marrëveshjes me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo do të ishte njëjtë sikur të mendonim ta anulonim marrëveshjen me Greqinë dhe njëkohësisht të jemi pjesë e NATO-s. Ky nuk është qëndrimi im ad-hoc, por është i bazuar në argumente”.

“Që të mos ketë konfuzion, më lejoni ta përsëris edhe një herë. Nëse sfidoni ose përpiqeni të sfidoni përmes referendumit Marrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë dhe integrimin dhe negociatat evropiane, është njësoj sikur dikush t’ju thotë se mund ta sfidoni ose anuloni Marrëveshjen me Greqinë – në referendum dhe të mbeteni anëtare e NATO-s, është e pamundur. Pra, të mos kemi iluzione, marrëveshjet dypalëshe me fqinjët dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë siç i quajnë në BE janë një nga parakushtet kyçe”, tha Pendarovski.

Advertisement

Lidhur me atë se a do të iniciojë takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, partia e të cilit ka iniciuar procedurë për shpalljen e referendumit, presidenti Pendarovski theksoi se kushdo që ka dashur të bisedojë me të për çfarëdo çështje e ka pranuar atë, dhe se ai si president ka iniciuar takime dhe ka biseduar me të gjithë aktorët politikë.

Pendarovski: Anulimi i marrëveshjes me Bullgarinë do ta ndërpresë integrimin tonë në BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy