Pendarovski: E vetmja mënyrë për të shpallur zgjedhje të parakohshme është shpërndarja e Kuvendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të presim nga e hëna për të parë se si do të zhvillohet situata pas kësaj tentative të pasuksesshme për mosbesimin e Qeverisë. Është e qartë se situata tani është hap pas hapi.

“Të shohim nëse të hënën do të formohet një i ri, do të rinovohet ai ekzistuesi apo do të rritet, që është shumica prej 61 deputetësh deri më tani”, tha sonte presidenti Stevo Pendarovski.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për një takim të mundshëm të liderëve, Pendarovski tha se qëndrimi i tij për të mbajtur një takim të tillë “nga çdo aspekt i krizës aktuale politike, e cila filloi pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, kërkon pëlqimin e ndërsjellë të qeverisë dhe opozitës.

I pyetur nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, kreu i shtetit ka sqaruar se sipas Kushtetutës ka vetëm një mënyrë për të shpallur zgjedhje të parakohshme dhe ajo janë deputetët me 61 vota “për” për shpërndarjen e Kuvendit./Telegrafi/

Advertisement

Pendarovski: E vetmja mënyrë për të shpallur zgjedhje të parakohshme është shpërndarja e Kuvendit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy