Pendarovski për ditën e vllehve: Duhet unitet për të tejkaluar të gjitha sfidat me të cilat përballemi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 23 majit, Ditës Kombëtare të vllehve, ka uruar të gjithë pjesëtarët e komunitetit vlleh në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pendarovski ka bërë thirrje për unitet, për të tejkaluar sfidat me të cilat përballen të gjitha vendet.

“Sfidat dhe problemet shëndetësore, ekonomike, sociale dhe të sigurisë me të cilat përballet e gjithë bota mund të kapërcehen vetëm përmes unitetit, kohezionit dhe solidaritetit”.

“T’i japim dorën dhe të jemi përkrahje të vazhdueshme për njëri-tjetrin dhe të kontribuojmë me përgjegjësi dhe përkushtim në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në mirëqenien e secilit bashkëqytetar tonë. Gëzuar 23 majin, festën kombëtare të vllahëve”, shkruan presidenti Pendarovski.

Advertisement

Pendarovski për ditën e vllehve: Duhet unitet për të tejkaluar të gjitha sfidat me të cilat përballemi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy