Pendarovski thotë se mund të ketë valë refugjatësh nga Afganistani

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë nuk e përjashton mundësinë që vendi të përballet me një valë refugjatësh si rrjedhojë e krizës në Afganistan.

Presidenti Pendarovski duke folur për procesin e regjistrimit të popullsisë i cili zhvillohet pas dy dekadave thotë se kësaj radhe nuk pret që dikush nga forcat politike të synojë ta komprometoj këtë proces megjithëse numërimi, siç thotë, vetëm mbi bazë etnike duhet t’i takoj historisë.

Duke folur për zgjedhjet lokale ai ka theksuar se për demokracinë është vlerë e shtuar fakti që në këto zgjedhje garojnë më shumë lista të pavarura për këshilltarë dhe kryetar komune.

“Është e mundur të presim valë refugjatësh. Jo këta që vijnë tani, të cilët janë nxjerrë përmes të ashtuajturave konvoje humanitare, në mënyrë të organizuar; ky numër është i vogël, jo vetëm te ne, përgjithësisht në botë; bëhet fjalë për disa mijëra njerëz”.

Advertisement

“Megjithatë, është e mundur…Për shkak se unë pres që ai regjim të jetë njësoj i egër, si ai më parë, para 20 viteve, që të shkaktojë valë të re refugjatësh dhe ajo të jetë mbase e ngjashme me atë çka pamë në vitin 2015 dhe 2016, kur një milion e gjysmë njerëz tranzituan nëpër territorin tonë dhe nëpër tërë këtë rajon”, tha Pendarovski.

 

Pendarovski thotë se mund të ketë valë refugjatësh nga Afganistani shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy