Pensionet në Maqedoni do të vazhdojnë të paguhen në fund të muajit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u takua me përfaqësues të Asociacionit Bankar të Maqedonisë – Shkup, në të cilën biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të ardhshëm ndërmjet ministrisë dhe sektorit bankar.

“Në fillim të pandemisë së shkaktuar nga KOVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, Qeveria mori vendim për pagesë të parakohshme dhe në etapa të pensioneve për muajin vijues në fund të muajit”, informuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Në takim, siç është bërë e ditur në kumtesë, ishte konfirmuar bashkëpunimi i vendosur mirë, me përfundimi se ai do të vazhdojë edhe më tutje gjegjësisht se pensionet edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të paguhen para kohe, në fund të muajit.

“Për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, kujdesi për pensionistët është prioritet. Konfirmim për këtë është vendosja e metodologjisë së re për harmonizimin e pensioneve në afat të gjatë, me të cilën pensionet do të rriten në vazhdimësi, si dhe ndihma financiare prej 3000 denarë për tre muaj. Kjo nënkupton edhe ngritje të standardit jetësor të qytetarëve tanë më të moshuar në shtet”, theksohet në kumtesë.

Advertisement

Pensionet në Maqedoni do të vazhdojnë të paguhen në fund të muajit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy