Përmbytjet në Tetovë, Kasami: Nuk ishim të gatshëm për situata si kjo

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reshjet e dendura të shiut që kapluan sot të gjithë territorin e vendit e me theks të veçantë zonën e Pollogut, shkaktuan përmbytje nëpër shumë qytete.

Qyteti i Tetovës është ndër qytetet ku reshjet e shiut përmbytën rrugët, madje dëmtuan edhe prona private të qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në një prononcim për mediat tha se komuna nuk është e gatshme për situata siç ishin vërshimet e sotme.

“Situata në terren tregon se komuna nuk ishte aspak e gatshme për situata të tilla. E them edhe një herë që situata është konstatuar shumë më herët nga ekipet, sidomos për gjendjen e kanalizimeve, por nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Tashmë në situatën në të cilën ndodhet komuna financiarisht, ne nuk kemi komoditet të ndërhyjmë edhe pse është e nevojshme. Sidoqoftë do të gjejmë mënyrën për t’i ndihmuar qytetarët”, tha Kasami.

Advertisement

Ndryshe, mot me shi dhe breshër ka mbajtur dhe në fshatrat e Tetovës, me ç’rast ka pasur dhe rrëshqitje të dheut dhe bllokim të rrugëve.

Përmbytjet në Tetovë, Kasami: Nuk ishim të gatshëm për situata si kjo shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy