Pesë orë për një regjistrim në shkollë të mesme në Dibër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në afatin e parë të regjistrimit në vitet e para në shkollën e mesme komunale “28 Nëntori”, në Dibër janë regjistruar 20 nxënës edhe pse në vitin shkollor 2022 -2023 në këtë shkollë të mesme të vetme në Dibër është paraparë regjistrimi në vitet e para të 272 nxënësve. Drejtoria e shkollës ka informuar se problemi kryesor qëndron në pengesat në të cilët hasin nxënësit për të realizuar regjistrimin nëpërmjet sistemit elektronik. Kjo situatë shqetëson nxënësit dhe normalisht drejtorinë për çka është kërkuar edhe ndihmë nga MASH.

Drejtori i shkollës së mesme në Dibër “28 Nëntori” Ramadan Imeri për gazetën KOHA thekson se në afatin e parë vërehet një numër i vogël i nxënësve të regjistruar në vitet e para. “Janë 20 nxënës të regjistruar edhe pse numri i semimaturantëve që kanë ardhur për tu regjistruar ka qenë i madh. Problemet me regjistrimin janë për shkak të sistemit elektronik i cili kërkon katër deri në pesë orë për tu regjistruar një nxënës. Kjo situatë ka shkaktuar probleme për regjistrim të nxënësve”, thotë drejtori Imeri dhe shton se është paraparë edhe një kontakt me Ministrinë e Arsimit pasi qasja në sistemin elektronik pothuajse nuk punon apo punon me shumë vështirësi. Shkolla jonë, shton drejtori Imeri, ka formuar edhe një Komision për pranimin dhe shqyrtimin e dokumenteve.

“Shumë nxënës kemi edhe me dëftesa apo me dokumentacione për regjistrim por deri sot nuk mund të bëjmë asgjë pa miratim nga ana e Ministrisë, thekson drejtori i shkollës së mesme në Dibër. Ai potencon se është optimist se problemi do të tejkalohet dhe se në aftin e dytë dhe të tretë numri i nxënësve të regjistruar në vitet e parë do të jetë shumë më i madh. Biseduam edhe me nxënës të cilët kanë përfunduar shkollimin fillor dhe do të regjistrohen në këtë shkollë të mesme në Dibër. Elita. K ka përfunduar nëntëvjeçaren në shkollën “Penestia” të Dibrës dhe thotë se do të regjistrohet në gjimnazin e Dibrës. “Kemi probleme me regjistrimin nëpërmjet sistemit elektronik”, thotë shkurt ajo.

Në vitin shkollor 2022 -2023 në përputhje me konkursin për regjistrim në shkollën e mesme komunale në Dibër “28 Nëntori” ka 272 vende të lira për regjistrim në vitin e parë. Konkursi parasheh formimin e shtat paraleleve nga të cilët 5 në gjuhën shqipe me 107 nxënës dhe tre në gjuhën maqedonase me 102 nxënës nga të cilët një paralele në fshatin Mogorçë. Këtë vit në tre nëntëvjeçaret e komunës Dibër, shkolla “Penestia” , “Said Najdeni” dhe “Riste Ristevski”, në Kosovrast, numri i semimaturantëve është 212. Anketat të cilat i kanë publikuar shkollat fillore thonë se një numër i theksuar i semimaturantëve pritet të regjistrohen në shkollat profesionale meqë aktualisht shkolla e mesme në Dibër funksionon si gjimnaz./Koha/

Advertisement

Pesë orë për një regjistrim në shkollë të mesme në Dibër shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy