Ish-kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski ka akuzuar ish-presidentin Branko Crvenkvoski se po qëndron i heshtur për zhvillimet politike në vend.
Mendoj se heshtja e Branko Crvenkovskit është e papranueshme. Nëse asgjë tjetër, ne kemi një ligj për president me të cilin ai mbështetet financiarisht për gjithë jetën, ka siguri, sekretar”, tha ish-politikani Tito Petkovski në “Sloboden Peçat”.
Ai shtoi se Crvenkovski ndoshta kujdeset vetëm për veten, familjen dhe miqtë e tij të ngushtë.
“Ai ka mundësi të ulet të shkruajë, të organizojë tryeza, të jetë i ftuar në evente. Ai vendosi të mbyllet në shtëpi dhe të vuajë”, tha Petkovski./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Petkovski: Heshtja e Branko Crvenkovskit është e papranueshme appeared first on Telegrafi.