Petliçkovski për “Linë e majmunëve”: Personi nga Kërçova refuzon të testohet, nuk ka vend për panik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pacienti i parë me simptome të dyshimta nga Kërçova refuzon të testohet, thonë nga Komisioni për sëmundje infektive. 43 vjeçari, pas vizitës së Epidemiologëve në kushte shtëpiake, ka refuzuar edhe të vij në Klinikën Infektive.

Kreu i KSI-së Petliçkovski tha se autoritetet shëndetësore nuk kanë kompetencë ligjore të shtynë me forcë dikë për tu testuar, por thonë se është në interes të shëndetit publik.

“Është vënë dyshimi sipas prezantimit klinik dhe i është ofruar testimi. Në atë moment nuk e ka pranuar testimin dhe nuk është paraqitur në Klinikën infektive. Epidemiologu nga Manastiri ka qenë dy herë, në vendin ku jeton te ky pacient i dyshimtë, kanë biseduar edhe me familjarët duke i shpjeguar që testimi është në interes të të gjithëve. S’ka çfarë të fshihet, sa më herët të merret rezultati ai mund të lirohet nga dyshimet nëse është negativ nga Lia majmunëve, nëse është pozitiv do na shpejtoj reagimin e gjetjes së kontakteve të tij që eventualisht janë të rrezikuar”, tha Aleksandar Petliçkovski.

Testimi për pacientin e dytë të dyshimtë me “Linë e Majmunëve”, rezultoi negativ, informojnë nga Klinika Infektive në Shkup. Pacienti me simptoma të shenjave në lëkurë dhe ethe ishte emigrant nga Siria, i cili u gjet në aksidentin e trafikut që ndodhi dje pasdite në autostradën Gjevgjeli-Demir Kapi.

Advertisement

Nga Komisioni për Sëmundje Infektive thonë se nuk ka vend për panik nga që Lia Majmunëve nuk transmetohet lehtë.

“Dua të theksoj se ky nuk është kovidi ri, nuk ka vend për panik sepse nuk presim zhvillim dramatik apo përhapje të gjerë të kësaj sëmundje. Nga dy rastet, i dyti rast i dyshimtë nga Klinika Infektive që është hospitalizuar sot, është testuar dhe ka rezultuar negativ”, u shpreh Aleksandar Petliçkovski.

Ndryshe, Komisioni për Sëmundjet Infektive dje rekomandoi vendosjen e masave izoluese/karantine, konkretisht: izolimi në kushte shtëpie ose spitalore të rasteve të dyshuara të lisë së majmunëve deri në testimin e tyre; izolimi i rasteve të konfirmuara në kushte shtëpie ose spitalore deri në përfundimin e sëmundjes ose shërimin e saj, monitorimi ditor i kontakteve epidemiologjike të rasteve të konfirmuara të lisë së majmunit gjatë periudhës 21-ditore të inkubacionit.

Petliçkovski për “Linë e majmunëve”: Personi nga Kërçova refuzon të testohet, nuk ka vend për panik shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy