Pjesëtarë të ARM-së do të dërgohen për stërvitje në Gjermani

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria në mbledhjen e sotme të 65-të me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, mori vendim për dërgimin e 134 pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen “SABER JUNCTION 22”.

Kjo stërvitje do të mbahet në Gjermani në periudhën prej 28 gusht deri më 21 shtator të vitit 2022.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë është shqyrtuar dhe miratuar edhe Informacioni i Ministrisë së Mbrojtjes për hyrje dhe qëndrim të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për realizimin e stërvitjeve për evakuim të njerëzve në kushte të vështira malore”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Pjesëtarë të ARM-së do të dërgohen për stërvitje në Gjermani shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy