Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (11.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 129 gjoba.

Nga gjobat e shqiptuara 12 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim automjeti pa patentë shoferi, nëntë gjoba u shqiptuan për kalim në semafor të kuq, shtatë gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë.

“Kontrollet në qarkullimin rrugor do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post Policia gjobiti 129 shoferë në Shkup, 12 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";