PTHP: Në punën tonë nuk ka kërcënime nga askush, pavarësia jonë mbetet e pacënueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurorët publikë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i hedhin poshtë të gjitha informacionet që qarkullojnë në opinion për pretendime për presione ndaj tyre në lidhje me çështjet të cilat ata i trajtojnë dhe publikisht dënojnë deklaratat e tilla që cenojnë integritetin e tyre, thuhet në reagimin e publikuar në Shërbimin për marrëdhënie me opinionin të Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në punën e deritanishme të të gjithë prokurorëve në këtë prokurori, pa përjashtim, në asnjë moment, as nga Kryeprokurori Publik Islam Abazi nuk është kërcënuar pavarësia dhe përgjegjësia e tyre gjatë kryerjes së funksionit dhe as nga dikush tjetër. Në të njëjtën kohë, dëshirojmë të theksojmë se parimi i kierarkise, mbi të cilin bazohet funksionimi i prokurorisë publike, nuk cenon pavarësinë e prokurorëve publikë në vendimmarrjen e tyre, të cilët meritat e vendimeve të tyre i nxjerrin nga provat e mbledhura, kështu që çdo tezë dhe ndjesi e paverifikuar që cenon besimin në prokurorinë e Republikës së Maqedonisë, cënon drejtpërdrejt Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në reagimin e PPRMV-së.

Opinioni, theksohet, duhet ta dijë se sipas Kushtetutës së RMV-së dhe ligjeve, askush nuk mund të ndikojë në kryerjen e ligjshme, të paanshme dhe objektive të funksionit të prokurorisë.

“Për këto arsye, vendimet e prokurorisë nuk guxojnë të përdoren për pikëvënie politike ditore, veçanërisht duke pasur parasysh se çdo vendim i marrë ndikon në fatin njerëzor të dikujt”, qëndron në reagimin e PPRMV-së. 

Advertisement

The post PTHP: Në punën tonë nuk ka kërcënime nga askush, pavarësia jonë mbetet e pacënueshme appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy