Duke pasur parasysh faktin që lënda e cila udhëhiqet në lidhje me Klinikën Onkologjia hetohet për shkelje të mundshme të së drejtës më të lartë të garantuar me Kushtetutë për kujdes shëndetësor, Prokuroria Themelore Publike Shkup sot informon se do të ndërmarrë hapa shtesë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie maksimale të procedurës.
Në bazë të kërkesës së pacientëve të Onkologjikë të cilët janë paraqitur në takimin e mbajtur në 7 shator, Prokuroria sot do të kërkojë nga organizatat joformale përmes së cilës pacientët paraqesin kërkesat e tyre për të zgjedhur tre pacientë onkologjikë, të cilët do të kenë pasqyrë të drejtpërdrejtë në provat e mbledhura gjatë gjithë procedurës dhe në veprimet e ndërmarra.
Nga PTHP thonë se pacientët do të duhet të nënshkruajnë deklaratë paraprakisht që do të garantoj fshehtësinë e procedurës dhe të dhënat personale në të cilat do të qasje. Mënyra se si do të zgjidhen pacientët ju lihet përfaqësuesve të tyre që paraqitën një kërkesë të tillë.
Paraprakisht, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka inkurajuar të gjithë qytetarët që kanë informacione në lidhje me këtë rast që të lajmërojnë organet kompetente. Gjatë ditës së sotme me prokurorin publik kompetent janë kontaktuar përmes telefonit rreth 10 qytetarë, të cilët dëshirojnë ta ndihmojnë procedurën me dijeninë e tyre.
Prokuroria Publike po ndërmerr të gjitha veprimet për sigurimin e provave me qëllim të verifikimit të pretendimeve në këtë rast. Në këtë drejtim, mjekët dhe personeli tjetër mjekësor kanë qenë të përfshirë që në fillim.
The post PTHP: Tre pacientë nga Onkologjia do të kenë qasje në të gjithë procedurën hetimore appeared first on Telegrafi.