Publiku në Maqedoni do të ketë pasqyrë se cili institucion sa energji elektrike ka harxhuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Publiku në Maqedoni do të ketë pasqyrë se cili institucion sa energji elektrike ka harxhuar

Në datën 15 të çdo muaji, duke filluar nga shtatori, do të publikohen faturat e energjisë elektrike të institucioneve shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi nuk është vetëm që qytetarët të kenë njohuri për konsumin, por edhe të dinë nëse janë respektuar detyrimet e qeverisë për të kursyer deri në 15 për qind.

Raportet e institucioneve për energjinë e konsumuar do të publikohen nga Ministria e Ekonomisë.

“Publiku do të ketë pasqyrë se cili institucion sa ka konsumuar energji elektrike. Çdo muaj do të publikohen raporte për konsumin e institucioneve shtetërore, si për vitin aktual ashtu edhe për vitin paraardhës, për të parë krahasimin.

Advertisement

Udhëheqësit do të jenë përgjegjës për masat, por edhe publiku do të ketë akses, pra njohuri për konsumin. Pra, do të shohim se si kanë vepruar udhëheqësit. Nëse nuk ndjekin gjurmët dhe nuk zbatojnë rekomandimet për kursim deri në 15 për qind, do të bartin pasojat”, tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi./Telegrafi/


Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi masa për kursimin e energjisë elektrike deri në 15 përqind

Advertisement

Publiku në Maqedoni do të ketë pasqyrë se cili institucion sa energji elektrike ka harxhuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy