Punëdhënësit në Maqedoni mund të aplikojnë për ndihmë financiare rreth pagesës minimale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej sot mund të aplikohet për ndihmë financiare për pagesën e pagës minimale. Në ueb-faqen e Drejtorisë për të Ardhura Publike, tani më ekziston softuer përmes të cilit mund të dorëzohet kërkesë për ndihmë financiare për pagesën e dallimeve të kontributeve të neto pagës minimale, që tashmë me ligj është rritur në 18 mijë denarë.

“Punëdhënësit që dëshirojnë të përdorin ndihmë të këtillë shtetërore, për dorëzimin e MPIN, në fushën 3.23 duhet të vendos shifrën 405, për të punësuarit që kërkojnë ndihmë financiare. Punëdhënësit që tanimë kanë paguar pagën e marsit, dhe kanë kërkuar ndihmë financiare, poashtu mund të të realizojnë përmirësim me vendosjen e shifrës 103, vetëm për personat e punësuar që kërkojnë sigurimin e ndihmës financiare”, sqarojnë nga Drejtoria për të Ardhura Publike.

Të drejtë të shfrytëzimit të kësaj mbështetje financiare kanë të gjithë punëdhënësit që janë të liruar nga pagesa e kontributeve nga sigurimi kompetent social apo tatim të të ardhurave personale për personin e punësuar.

Aplikuesit duhet të kenë status të obliguesit aktivë dhe që kanë pushuar detyrimet për pagesën e pagave, kontributet prej sigurimit të detyrueshëm social dhe tatime, përfshirë ditën e fundit nga shkurti apo muajt e tjerë që kërkojnë kësi lloj mbështetje financiare.

Advertisement

 

Punëdhënësit në Maqedoni mund të aplikojnë për ndihmë financiare rreth pagesës minimale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy