Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhjen e rregullt të 45-të, ja vendimet që pritet të sillen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 17.05.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 45-të, ku në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të rendit të ditës, në mbledhjen e sotme është edhe Informacioni për fillimin e Dialogut strategjik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Raporti për bisedimet e përfunduara për harmonizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim teknik mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Japonisë.

Në mbledhjen e sotme të 45-të, mes tjerash, është edhe pika Informacioni për lëshimin e Letrës pa kundërshtim (no objection letter) për përfshirjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Propozim-programin për zhvillimin e efikasitetit energjetik në ndërtesa përmes Fondit të gjelbër klimatik.

Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, e cila do të fillojë në orën 12:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.

Advertisement

Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhjen e rregullt të 45-të, ja vendimet që pritet të sillen shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy