Qeveria në seancën e sotme miratoi tekstin e Projektligjit për garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet nga Marrëveshja e huasë për financimin e projektit të autostradës TEN-T nga Shkupi deri në kufirin me Kosovën, i cili do të përmbyllet ndërmjet Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.

Qëllimi i këtij Projektligji për garanci është që të ofrohet mbështetje financiare për projektin, përkatësisht ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Bllacë – Shkup, në gjatësi prej rreth 10.5 km, me çka do të përmirësohet dukshëm lëvizshmëria dhe tregtia, shkëmbimi, siguria rrugore, do të shkurtohet edhe koha e udhëtimit, mundësitë për zhvillim social-ekonomik do të rriten, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë rajonal./Telegrafi/

Qeveria e RMV-së miratoi propozim ligjin për përmirësimin e autostradës Bllacë – Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";