Qeveria e RVM-së: Ka filluar procesi i sigurimit të burimeve alternative të gazit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria në mbledhjen e sotme e obligoi SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut që të fillojë proces për nënshkrim të marrëveshjeve për realizim të Memorandumit për mirëkuptim të lidhur ndërmjet SHA EMV dhe Gastrejd S.A. në lidhje me projektin Terminal për gaz natyror në Aleksandropullos, Republika e Greqisë, informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë.

Me këto marrëveshje dhe obligime të ndërmarra, theksojnë nga Qeveria, Terminali për gaz të lëngshëm në Aleksandropullos do të sigurojë edhe furnizim afatgjat me gaz natyror për nevojat e Maqedonisë së Veriut.

Me vendimin, siç precizojnë, fillon procesi për realizim të investimit ndërkombëtar, i cili është hapi i parë drejtë realizimit të qëllimeve strategjike për pavarësinë energjetike, siguri dhe fokus të burimeve alternative të gazit. Qeveria, përmes SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut filloi proces për rezervim të kapaciteteve për gazit natyror në Terminalin LNG Aleksandropullos, Republika e Greqisë që do të mundësojë rritjen e sigurisë në furnizimin me gaz natyror për qytetarët.

“Realizimi i këtij investimi potencialisht do të nënkuptojë hapjen e rutës së dytë, gjegjësisht furnizim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me gaz natyror, krahas furnizuesit momental. Kjo do të nënkuptojë rritje potenciale të kapacitetit për furnizim me gaz në vend, do të ndikonte ndaj liberalizimit të tregut, ndërsa me këtë edhe ndaj konkurrencës së çmimeve. Krahas furnizimit të sigurt dhe afatgjat me gaz natyror të lëngshëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pritet edhe që të rriten edhe investimet në gazifikim. Duke e pasur parasysh krizën e sotme energjetike në Evropë dhe te ne, ky është hap konkret i cili duhet të japë rezultate në stabilizimin e furnizimit me energji në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, bëjnë të ditur nga Qeveria.

Advertisement

Theksojnë se realizimi i këtij projekti, i cili është shpallur projekt me interes të veçantë të bashkimit Evropian për gaz natyror dhe për të cilin Komisioni Evropian miratoi mbështetje, siguron integrim efikas me projekte të tjera të rëndësishme për infrastrukturë të gazit natyror në tregun rajonal.

Qeveria e RVM-së: Ka filluar procesi i sigurimit të burimeve alternative të gazit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy