Radev: Është jashtëzakonisht e pavend dhe e pashëndetshme që Maqedonia e Veriut të lëshojë ultimatume

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti bullgar Rumen Radev reagon ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, se deri në qershor ka mundësi të zhvillohen marrëdhëniet ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë.

Sipas tij, është jashtëzakonisht e pavend dhe e pashëndetshme që Maqedonia e Veriut të lëshojë ultimatume.

“Është jashtëzakonisht e pavend dhe e pashëndetshme të flitet për bullgarët dhe të lëshohen disa ultimatume. Presioni ishte edhe më i madh vitin e kaluar. Qeveria kalimtare dhe unë vazhduam këtë presion me dy këshilla të njëpasnjëshme për zgjerim. Ne i kemi shpjeguar shumë mirë qëndrimet e Bullgarisë dhe janë pranuar. Ata vetëm duhet të mbrohen. Bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, kriteret e Kopenhagës, gjuhën e urrejtjes. Ato janë gjëra që nuk janë në përputhje me parimet dhe vlerat evropiane”, tha ai.

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, në takimin me homologun e saj austriak Aleksandër Shalenberg deklaroi se Sofja në periudhën e kaluar ka bërë përpjekje të konsiderueshme për marrëdhënie pozitive bilaterale me Shkupin.

Advertisement

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në ndërtimin e marrëdhënieve reale të mira fqinjësore me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, ato janë të mundshme vetëm me përpjekje të përbashkëta. Presim veprime konkrete dhe garanci nga Shkupi për zbatimin e përhershëm dhe të pakthyeshëm të Marrëveshjes së vitit 2017, si dhe garantimin e të drejtave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare”, tha Gençovska.

Më herët, diplomacia e RMV-së njoftoi se javët e ardhshme janë vendimtare për arritjen e zgjidhjes me Sofjen./Telegrafi/

Radev: Është jashtëzakonisht e pavend dhe e pashëndetshme që Maqedonia e Veriut të lëshojë ultimatume shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy