Regjistrohen 130 raste të reja me Covid në Maqedoni dhe gjashtë persona humbin jetën në 24 orët e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Maqedoni, nëpër laboratoret e vendit janë realizuar 1843 testime për Covid-19 dhe 130 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Më shumë raste ka në Shkup (88) ndërsa nëpër qytete tjera ka më pak se 10 raste.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar gjashtë persona të vdekur, ku dy prej tyre janë në Kumanovë, dhe nga një në Shkup, Tetovë, Kriva Pallankë dhe Strumicë, njofton Telegrafi Maqedoni.

I vdekuri më i ri është në Kriva Pallankë (27 vjec) kurse më i moshuari është në Tetovë (85 vjec).

Advertisement

Gjithashtu janë regjistruar edhe 423 të shëruar nga numri i rasteve aktive për ditët e kaluara.

Rastet aktive në Maqedoni mbeten të jenë: 6658 raste. /Telegrafi/

Regjistrohen 130 raste të reja me Covid në Maqedoni dhe gjashtë persona humbin jetën në 24 orët e fundit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy