Regjistrohen 266 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.527, ndërsa 266 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 120, Manastiri – 25, Prilepi – 22, Ohri – 20, Kumanova dhe Kavadari – 11, Resnja – 8, Strumica – 7, Tetova – 6, Koçani dhe Struga – nga 5, Gjevgjelia dhe Valandova – nga 4, Velesi dhe Radovishi – 3, Kriva Palanka dhe Makedonski Brod – nga 2, Gostivari, Shtipi, Kërçova, Sveti Nikole, Dellçeva, Vinica, Kratovë dhe Demir Hisar – nga 1.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 8 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 7 pacientë, që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 27.11-24.12.2021.

Kurse IPSH ka regjistruar 717 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 222.932, prej të cilëve 210.319 janë shëruar, ndërsa 7.894 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive është 4.719./Telegrafi/

Regjistrohen 266 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy