Regjistrohen 361 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.176 testime dhe janë regjistruar 361 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 164 janë në Shkup, 17 Kumanovë, Tetovë 12, Prilep 15, Gostivar 16, Shtip 8, Manastir 4, Veles 16, Ohër 13, Strumicë 9, Kavadar 8, Strugë 5, Koçani 9, Kërçovë 10, Gjevgjeli 2, Negotinë 4, Dellçevë 6, Dibër 7, Kriva Pallankë 5, Resnjë 9, Radovish 4, Berovë 7, Vinicë 1, Vallandovë 2, Maledonski Brod 1, Kratovë 3, Krushevë 2 dhe Pehçevë 2.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 14 persona prej të cilëve gjashtë janë nga Shkupi, një nga Kumanova, dy nga Tetova, një nga Ohri, një nga Prilepi, dy nga Strumicë dhe një nga Struga.

Që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 në Maqedoni janë diagnostifikuar 88.749 pacientë, ku prej tyre 71.592 janë shëruar dhe 2.696 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 14.461 raste aktive./Telegrafi/

Advertisement

Regjistrohen 361 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy