Regjistrohen 520 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.023 testime dhe janë regjistruar 520 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 231 janë nga Shkupi, Kumanova 22, Dibra 11, Shtip 10, Prilep 9, Tetova 23, Struga 9, Veles 20, Manastir 10, Ohër 22, Kavadar 28, Gostivar 25, Gjevgjeli 8, Strumicë 20, Kriva Pallankë 12, Radovish 6, Krushevë 2, Koçani 7, Probishtip 5, Makedonski Brod 2, Pehçevë 4, Berovë 4, Valladovë 2, Vinicë 2, Dellçevë 7, karotë 2, Sveti Nikole 2, Kërçovë 11, Resnjë 1 dhe Negotinë 3, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sot ISHP regjsitroi 372 pacientë të shëruar dhe 12 persona të vdekur. Prej pacientëve të vdekur 4 janë nga Shkupi, një nga Dibra, dy nga Struga, dy nga Ohri dhe nga një në Strumicë, Kriva Pallankë dhe Kërçovë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikaur 87.117 pacientë, ku prej tyre 68.364 janë shëruar dhe 2.647 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 16.106 raste aktive./Telegrafi/

Advertisement

Regjistrohen 520 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy