Regjistrohen 882 raste të reja me coronavirus në Maqedoni, humbin jetën 14 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 6.591 testime dhe janë regjistruar 882 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 333 janë në Shkup, 109 në Tetovë, 80 Strumicë, Kumanovë 59, Gostivar 46, Kërçovë 42, SHtip dhe Dibër 28, Ohër 20, Veles 18, Prilep 17, Strugë 14, Kavadar dhe Koçani 12, Manastir dhe Sveti Nikole 9, Resnjë 8, BOgfanci dhe Kratovë 6, Negotinë dhe Radovish 5, Gjevgjeli, Vinicë dhe Makedonski Brod 3, Dellçevë dhe Probishtip 2 dhe nga 1 rast në Berovë, Krushevë dhe Demir Hisar.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu kanë humbur jetën 14 pacientë. Prej tyre nga 4 janë në Shkup dhe Tetovë, 3 nga Gostivari dhe nga 1 në Kumanovë, Ohër dhe Vinicë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 168.872 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 152.098 janë shëruar dhe 5.668 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 11.106./Telegrafi/

Advertisement

Regjistrohen 882 raste të reja me coronavirus në Maqedoni, humbin jetën 14 pacientë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy