Regjistrohen 9 raste me coronavirus në Maqedoni, humbin jetën 3 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.239 testime dhe janë regjistruar 9 raste të reja.

Prej rasteve të reja nga 3 janë në Shkup dhe Kërçovë dhe nga një në Manastir, Dibër dhe Shtip.

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar edhe 3 pacientë të vdekur, ndërsa prej tyre janë dy nga Shkupi dhe një nga Tetova. Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar edhe 13 pacientë të rikuperuar.

Ndryshe, në Maqedoni deri tani janë bërë gjithsej 867.233 testime, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 155.663 pacientë, ku 149.946 prej tyre janë shëruar dhe 5.484 kanë humbur jetën. Momentalisht numri i rasteve aktive në vend është 233./Telegrafi/

Advertisement

Regjistrohen 9 raste me coronavirus në Maqedoni, humbin jetën 3 pacientë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy