Remenski thotë se Zaev nuk ka respektuar parimin e Cërvenkovskit për zgjedhjet brenda partiake

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidatja për kryetare të LSDM-së, Frosina Remenski tha se ka marrë mbështetjen nga shumë ish-funksionarë dhe funksionarë aktuale, por siç thotë ajo, më së shumti e dëshiroj ta theksoj mbështetjen e anëtarëve dhe luftëtarëve, posaçërisht të rinjtë dhe gratë.

“Mund të krenohem me emrat dhe autoritetet e tyre, disa prej tyre do të jenë bashkëpunëtorët e mi më të afërt, por kjo nuk i shkon në favor unifikimit, por nxit debatet për “tabore, krahë, rezultate të premtuara, lojëra joparimore, preson ndaj anëtarësisë dhe ndarje të anëtarësisë që duhet të votojë të dielën. Unë dua që të dielën të votohet autoriteti, kontribui dhe vizioni im për partinë”, deklaroi Remenski.

Sipas saj, të dielën nuk duhet të votohet për “hijet” e kandidatëve, por për kandidatët dhe vizionin e tyre për partinë.

“Anëtarësia është mjaftueshëm e ndarë pikërisht për shkak të atyre “hijeve”, që mbështesin ose nuk mbështesin tjetrin. Shihni vetëm Kumanovën si shembull të qartë. Nuk mendoj se përkrahja e zyrtarëve për shkak të të cilëve dhe për dëshirat e të cilëve LSDM humbi njerëz dhe vota të çmuara në zgjedhjet lokale mund ta ndihmojë ndonjë kandidati në këtë garë. Këto mbështetje janë vetëm një akt i pozicionimit dhe shmangies së përgjegjësive për rezultatet dhe pritjet. Vet dorëheqja e Zaevit ishte dënim dhe marrje e përgjegjësisë në emër të gjithë funksionarëve”, u shpreh Remenski.

Advertisement

Ajo shtoi se nëse Zaev do ta respektonte parimin e ish-kryetarit Branko Cërvenkovski, do të rritej integriteti dhe pavarësia e kandidatëve.

“Nëse kryetari Zoran Zaev do të kishte respektuar parimin e ish-presidentit të LSDM-së Branko Crvenkovski nga viti 2013 për të qëndruar neutral në garën për pasardhësin e tij, kjo garë do të kishte rritur pavarësinë dhe integritetin e të gjithë kandidatëve”, tha Remenski për Fokus./Telegrafi/

Remenski thotë se Zaev nuk ka respektuar parimin e Cërvenkovskit për zgjedhjet brenda partiake shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy